Ekonomia kombëtare është stabile, po rritet dhe do të rritet – tha Zaev

TË FUNDIT

Kryeministri Zoran Zaev e ka hapur Konferencën vjetore të parë “Rikuperimi dhe rritja ekonomike pas Kovid-19” në kuadër të Forumit konomik dhe financiar.

Në fjalimin e tij theksoi se pas një viti, sipas statistikave të sotme zyrtare, mund të themi se kriza edhe zyrtarisht është duke kaluar dhe ekonomia rikuperohet, që është vërtetim edhe i analizave tona se ekonomia është stabile dhe do të rritet.

“Zyrtarisht, para disa minutash është publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikave se në kuartalin e dytë të vitit, sipas statistikës është regjistruar rritje pozitive e prodhimit bruto-vendor për 13.1%. Kjo do të thotë në gjysmëvjetorin e parë të këtij viti kemi arritur rritje të prodhimit bruto-vendor për 5.6%”, tha Zaev.

“Ekonomia kombëtare është stabile, po rritet dhe do të rritet”, tha më tej ai.

Si efekte pozitive të kësaj e sheh Marrëveshjen e Prespës dhe për Fqinjësi të mirë me Bullgarinë, anëtarësimin në NATO dhe marrjen e datës për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian.