Në periudhën prej 21 deri më 25 shkurt u mbajt panairi i mbrojtjes së teknologjisë si dhe Konferencë ndërkombëtare për mbrojtje në Abu Dabi.
Në këtë ngjarje Republika e Maqedonisë së Veriut prezantoi kompaninë ATS GROUP me qëndrimin e vet, me të cilën u bë prezantimi i produkteve balistike.
Hapësira e ekspozitës ATS GROUP u vizitua edhe nga Ministri i Shtetit për Çështjet e Mbrojtjes të vendit pritës, Emiratet e Bashkuara Arabe Shkëlqesia e Tij Mohammed bin Ahmat Al Bavardi.

Gjithashtu edhe Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani e vizitoi hapësirën e ekspozitës i shoqëruar nga Ambasadori Abdulkadar Memedi.

Në panair marrin pjesë mbi 900 ekspozues nga 59 vende si dhe mbi 2 mijë udhëheqës ose zyrtarë të larë nga më shumë se 80 vende të botës që përfaqësojnë sektorin global të mbrojtjes duke e përcaktuar këtë Panair prestigjioz si një ngjarje unike globale.
