Emetimet e pluhurit në REK Manastir janë 2,5 herë më të larta se emetimet e lejuara por problem më të madh paraqesin emetimet e dioksidit të squfurit nga elektranat – ato janë dyfishuar për vetëm një vit prej 52.823 tonë në vitin 2018 në 105.431 tonë në vitin 2019. Me këtë tre blloqet në kombinat u bënë instalim me emetimet më të mëdha të dioksidit të squfurit në rajon e ndoshta edhe në Evropë, porosisin nga Eko-vetëdije.
Kjo, siç thonë, e dëshmon rezultatin prej raportit më të ri të Benkvoçit, sipas të cilit, dy vite e gjysmë pas legjislatura për kontrollin e emetimeve pre kapaciteteve të mëdha djegëse hyri në fuqi përmes Bashkësisë energjetike, vendi ynë është gjithnjë e më larg plotësimit të obligimeve. Emetimet e pluhurit në REK Manastir dhe REK Osllomej në vitin 2019 mbeten të ngjashme sikurse edhe viteve të kaluara por emetimet e dioksid squfurit janë dyfishuar në krahasim me vitin 2018.
Plani kombëtar për uljen e emetimeve thonë nga Eko-vetëdije, është mekanizëm që mundëson kapacitetet e mëdha gradualisht t’i zvogëlojnë emetimet deri në vitin 2027 kur duhet që tërësisht të jenë të harmonizuara me verat rigoroze ë kufijve të legjislaturës evropiane. Por, në pajtim me zhvillimin e ngjarjeve në sektorin energjetik në vend, shton, po bëhet gjithnjë më pak e besoeshme se do të shohim impiant për anti dioksidit të squfurit në Manastir në periudhën deri në vitin 2027.

Ana Çelloviq Leshoska nga Eko-vetëdije porositi se nuk guxojmë të lejojmë emetimet e REK Manastir të mbeten në këtë nivel viteve të ardhshme.
“Dioksidi i squfurit është kërcënim serioz për shëndetin e njeriut dhe për mjedisin. Shkakton irritim në kanalet e frymëmarrjes dhe në koncentrime të mëdha çon drejt sëmundjeve serioze respiratore. Ai është edhe arsyeja kryesore për paraqitjen e shirave acide të cilat janë shkatërruese për pyjet tona dhe për tokën pjellore”, theksoi Çolloviq Leshoska.
Raporti më i ri i Benkuoç, i cili është vazhdim i vitit të kaluar “Harmonizo ose mbyll”, tregon se termoelektranat e thëngjillit nga Ballkani Perëndimor vazhdojnë të transmetojnë sasi të larta të ndotësve në ajër – shumfish më shumë se që lejohet me Planet kombëtare për uljen e emetimeve.
Emetimet e përgjithshme të dioksidit të squfurit në vitin 2019 nga termoelektranat në Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, sipas raportet mbeten gjashtë herë mbi të lejuarën, njëjtë sikurse në vitin 2018. Emetimet e pluhurit në rajon janë ulur dukshëm dhe për momentin janë 1,6 herë më lartë se që lejohet./MIA
