Udhëheqësia e fushatës të kandidatit demokrat të zgjedhjeve presidenciale amerikane Xho Bajden kërkoi sot shtyrjen e debatit presidencial të caktuar më 15 tetor, duke pasur parasysh vendimin e presidentit Donald Tramp të mos marrë pjesë personalisht në të sepse është vendosur që dueli të jetë virtuel.
“Duke qenë se presidenti refuzoi të merrte pjesë në debatin më 15 tetor, ne shpresojmë që Komiteti i debatit presidencial të shtyjë atë ngjarje deri më 22 tetor, në mënyrë që presidenti të mos mund të shmangë përgjegjësinë,” theksoi zëdhënësja e ekipit presidencial të Bajdenit, Kejt Bedingfild.
Ajo paralajmëroi se Bajdeni javën e ardhshme drejtpërdrejtë do të përgjigjet në pyetjet e votuesve.
