Ekipi i njohur ofron 2.5 milionë euro për Albion Rrahmanin

TË FUNDIT

2.5 milionë euro ka ofruar Sparta e Pragës për sulmuesin e Kosovës, Albion Rrahmani, raporton të martën sajti çek “dnes.cz”. Por te Rapid Bukureshti kërkojnë tetë milionë euro. Interesim ka shprehur edhe skuadra tjetër elitare e Çekisë, Slavia e Pragës.

Në 23 paraqitje, Albion Rrahmani ka shënuar 17 gola dhe ka bërë 4 asistime.

Është raportuar se për Rrahmanin, interesim kanë pasur edhe tre ekipe të tjera, ai i Aston Villa, Werder Bremeni e Benfica.