Real Madrid u mund mbrëmë në finalen e 1/16 të Kupës Spanjolle nga ekipi i ligës së tretë Alkojano me 2:1 në kohën shtesë, pasi pas 90 minuta ndeshja përfundoi në barazim 1:1.
Eder Militau në fund të pjesës së parë e solli Realin në epërsi, por kundërshtari arriti të bënte kthesë. Së pari, Solbes barazoi në minutën e 80-të, ndërsa befasinë e paralajmëroi Kazanova me golin në minutën e 115-të.
Nga minuta e 110-të, Alkojano luajti me një lojtar më pak për shkak të kartonit të kuq të Lopez, por kjo nuk i ndaloi ata të fitonin ndaj favoritit të madh.
