Ejupi rikthehet tek Bellupo: Qëllimi është të kemi fillim të mirë

TË FUNDIT

Seleksionuesi i Maqedonisë, Muzafer Ejupi, është futbollist i ri i Slaven Belupos. Ai tek Bellupo kthehet pas 3 sezoneve të kaluara tek Osieku, me të cilën ka nënshkruar  kontratën një vjeçare, me opsion që e njëjta të vazhdohet edhe për një vit tjetër. Pas firmosjes së kontratës, sulmuesi shkupjan u shpreh i kënaqur dhe tha se është bindur nga plani që i’a kanë prezantuar krerët.

“Më vjen mirë që jam këtu, pasi që njerëz më prezantuan planin ambicioz për vitin e ardhshëm. Qëllimi është të kemi fillim të mirë të sezonit, pasi që fillimi determinon sezonin në vazhdim,” tha Muzafer Ejupi.

Kujtojmë se në qëndrimin e parë, tek Sllaven Bellupo, shkupjani në 54 paraqitje arriti të shënoi 24 gola. Ndryshe Muzafer Ejupi ka vesh fanellën e Osijekut, Vardarit, Metalurgut, Shkëndijës, Horizont Turnovës, Skendërbeut dhe Kartalsporit.