Einxhel kërkon shtetësi të Shqipërisë për Dagz: “Dua Lipës iu dha pasaporta për marketing”

TË FUNDIT

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa mori shtetësinë shqiptare, me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Kjo ka bërë që edhe moderatorja Einxhel Shkira të reagojë përmes një postimi në rrjetet sociale, duke kërkuar se Dj Dagz duhet të ketë pasaportë ashtu si çdo shqiptarë i Kosovës.

Ajo thekson se nuk është e lumtur që fëmija i saj duhet të lind në Shqipëri dhe mund të udhëtoj vetëm me Einxhel.

Postimi i plotë:

Një nga dëshirat e Dj Dagz, Dj Pm, madje edhe Fifit kanë shprehur ishte se ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga çmimi i madh nësi je pej pashaporta shqiptare! S’po them që të jepen 2 milion pashaporta, por do ishte mirë që motrat, vëllezërit, grat dhe burrat tanë nga Kosova të mos trajtohen njësoj me dikë nga Ghana apo Zimbabve!
Mendoj se ka ardhur koha që politika Shqipëria dhe politikat e saj të nënshtetësis të krijon lehtësim për këtë kategori aplikuesish. Jam e lumtur dhe krenare që Dua Lipa u pajis me të njëjtën pashaportë si unë dhe pse do e ket sa për simbolik se me pashaportën britanike do të kalojë në aeroport nesër. Por s’jam e lumtur që fëmija im duhet të lind në Shqipëri që të mund të lëviz me mua lirisht. Apo në Kosovë që të mos lëviz do kurrë me mua së bashku me Dagz. Mendoj se kjo kategori e ka me urgjente këtë dokumet pavarsisht dëshirës së shtetit tonë për marketing internacional nëpërmjet Duas, le të mos i harroj këta hallexhinjtë e tjerë”.

error: Content is protected !!