Temperaturat e larta që po mbizotërojnë në Egjipt kanë marr jetën e 21 personave, raporton Anadolu Agency.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi, sipas së cilës, vala e të nxehtit që ka përfshirë Egjiptin pritet të vazhdojë deri në mes të muajit gusht.
Të vdekurit janë nga qytete të ndryshme, ku në kryeqytetin e vendit, Kajro, janë lajmëruar 15 raste të vdekjes nga vapa, 4 të tjerë nga qyteti veriperëndimor Matrouh dhe 2 nga qyteti Qena.
