Ministria e Ekonomisë ka siguruar 5 milion denarë për të vazhduar me subvencionimin e amvisërive gjatë vendosjes së kolektorëve diellorë dhe 25 milion për të stimuluar amvisëritë që të ndryshojnë dritaret nga druri në PVC ose alumin. Këtë gjë e tha sot, ministrI Kreshnik Bekteshi i cili pohoi se masat kanë nisur të implementohen nga viti 2017. Ai paralajmëroi edhe një sërë masash të reja dhe ligj të ri për efiçencën energjetike.
“Përveç masës për instalimin e kolektorëve solar nga viti 2017 ne kemi filluar edhe me dy masa. Masa sa I përket kompenzimit të mjeteve për ndrrimin e dritareve të drurit me ato Pvc apo të aluminit ka filuar të implementohet nga viti 2017 duke përfshirë këtu edhe masën e cila do të publikohet në muajin gusht sipas programës për efiçencë energjetike me blerjen apo instalimin e shporetëve me peleta. Për momentin jemi duke përgatitur edhe ligj të veçantë sa I përket efiçencës energjetike ku janë paraparë një sër masash”, tha Bekteshi.
Përgatiti: Mevludin Imeri
