Edshtadler: Nuk e kuptoj bllokadën e Bullgarisë! Austria u ofrua të jetë ndërmjetësuese në kontestin mes Sofjes dhe Shkupit

TË FUNDIT

Maqedonia dhe Shqipëria të mbeten në një pako dhe sa më shpjete të fitojnë perspektivë të përbashkët në BE. Ky është qëndrimi i ministres austriake për Evropë, Karoline Edshtadler në lidhje me paralajmërimet se me shumë gjasa dy vendet do të ndahen nga kjo pako për shkak të bllokadës së Bullgarisë për fillim të negociatave për vendin tonë. Qëndrimin  e tillë e konfirmoi edhe zv.kryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov.

 “Ne mendojmë se do të jetë e rrezikshme dhe në çdo rast duhet të ndalohet që këto dy vende t’i ndajmë leaving noone behind, d.m.th. mos lënia e askujt pas , gjithsesi në negociata do të duhet të mbetet si rregull”, tha Karolina Edshtadler – ministre për Evropë e Republikës së Austrisë.

 “Shumica e vendeve anëtare kanë qëndrim se dy vendet i plotësojnë kushtet dhe se është koha që të kemi dy Konferenca ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, u shpreh Nikolla Dimitrov – zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.

Austria është zemra e Evropës, ndërsa Maqedonia e Veriut është në zemrën e Ballkanit. Unë dua që dy zemrat të bashkohen në BE, tha në gjuhën maqedonase Edshtadler. Ajo theksoi se Austria ofrohet që të ndihmojë dhe të jetë ndërmjetësues në kontestin mes Maqedonisë dhe Bullgarisë me qëllim që të debllokohet rruga drejt BE.

 “Nuk kam mirëkuptim për atë që disa vende këtu i bllokojnë aspiratat integruese, nuk kam mirëkuptim për atë që ky proces të ndërpritet dhe konkretisht ka rezistencë nga Bullgaria. Dëshiroj edhe një herë ta theksoj ofertën e Austrisë, si një lloj ndërmjetësimi për zgjidhjen e problemit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, që ne të ndërmjetësojmë. Tani bëhet fjalë për diçka më shumë se e ardhmja jonë e përbashkët”, shtoi Karolina Edshtadler – ministre për Evropë e Republikës së Austrisë.

Zv.kryeministri Nikolla Dimitrov, për pritshmëritë nga samiti i qershorit tha se është koha që të fillojmë negociatat aderuese, për shkak se ne jemi vend kandidat që 16 vite.

 “Mendoj se shumë vende anëtare ndjejnë dhe kuptojnë që është koha këtë vit të kemi lëvizje serioze drejt më mirë për idenë evropiane në rajonin tonë. Viti i kaluar filloi mirë, përfundoi jo aq mirë, është shumë e rëndësishme për rajonin dhe për Evropën që na duhet sukses këtë vit. Shpresoj se do të gjejmë mënyrë edhe përkundër kontestit politik i cili dukshëm është sfidë”, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.

Ministrja austriake, Edshtadler është në vizitë të Ballkanit Perëndimor, ndërsa në turneun e saj në rajon, së pari vizitoi vendin tonë.

TË NGJAJSHME