Edona Llalloshi i hyn politikës, bëhet pjesë e Vetëvendosjes

TË FUNDIT

Këngëtarja Edona Llalloshi do të jetë pjesë aktive e politikës në Kosovë, transmeton TV21. Ajo nga sot është bërë pjesë e Vetëvendosjes.

Do të jetë kandidate për deputete.

“Edona Llalloshi është ndër emrat më të dashur të skenës sonë muzikore. Në karrierën e saj tre dekadëshe, veç krijimeve cilësore është shquar për personalitet të veçantë.

Ajo është pjesë e listës sonë për fitoren e madhe. Me Edonën do të jemi edhe më të përkushtuar ndaj artit e kulturës.

Mirësevjen, Edonë!”, ka shkruar kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.