Edis Kuraja është më mirë, vazhdon kurimin në Kroaci Basketbollisti Edis Kuraja ka dalë nga spitali i Shkupit Sistina. Ai ka ardhur në Kosovë dhe do të qëndrojë 2 -3 ditë. Më pas ai do të vazhdojë trajtimet ne Kroaci.
Edis është në gjendje të mirë shëndetësore por rehabilitimi i tij do të zgjasë një kohë më te gjatë, përfshirë edhe trajtimet jashtë vendit, duke pasur parasysh seriozitetin e lëndimeve si dhe humbjen e peshës se madhe, njofton përmes një kumtesa familja Kuraja e cila falënderon të gjithë qytetarët që kane shprehur brengosje, dhimbje për Edisin dhe që janë lutur për shëndetin dhe jetën e Edisit, transmeton koha.net.
Falënderim të posaçëm familja ka bërë për ata që kane dhuruar gjak për Edisin dhe që kanë marrë pjesë në organizimin për dërgimin në mjekim ne spitalin Sistina, stafin e këtij spitalit dhe Ministrinë e Shëndetësisë.
