Edi Sherifovski i pathyeshëm, kampion shtetëror në xhudo për të 11-ën herë

TË FUNDIT

Edi Sherifovski i pathyeshëm edhe këtë herë, ai u shpall kampion shtetëror në xhudo për të 11-ën herë në kategorinë e peshave 81kg. Edi është edhe përfaqësues i rregullt i Maqedonisë së Veriut në garat ndërkombëtare, ku sfida e ardhme e pret ajo në Francë në garat evropiane të xhudos, ku ai thotë se përgatitjet veçmë kanë filluar edhe për këtë sfidë.

“Është hera e 11-të që unë shpallem kampion i Maqedonisë dhe çdo kampionat i fituar ka bukurinë e vet. Për mua këto fitore janë fryti i viteve dhe viteve punë dhe stërvitje pa u ndalur, por sot ndihem i lehtësuar. Në pjesën e dytë të vitit do të marr pjesë në kampionatin evropian në Francë, ku veçmë kemi filluar përgatitjet edhe për këtë sfidë.”- tha Edi Sherifovski, kampion i Maqedonisë së Veriut në disiplinën e xhudos.