Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen në pozitën e presidentes së Kosovës.
Ai ka shkruar se zgjedhja e saj ka përmbyllur kuadrin institucional dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar në realizimin e programit qeverisës.
“Qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin!”, ka shkruar Rama në Twitter.
Me 71 vota, Vjosa Osmani mbrëmë është zgjedhur presidente e vendit./21Media
