Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë një video – dokumentar për jetën dhe veprimtarinë e Rexhep Qosjes.
E ka uruar për ditëlindjen duke e vlerësuar lartë për kontributin që Qosja ka dhënë për letërsinë, historinë dhe kulturën shqiptare.
“Përulësisht i uroj edhe 100 një heroi të mendimit shqiptar, Profesor Rexhep Qosjes”, ka shkruar Rama, transmeton TV21.
Nga fëmijëria, vendi i lindjes e deri te ajo çfarë është Qosja sot.
Përjetimet dhe karakteristikat gjeografike të vendlindjes, deri te veçoritë e larta profesionale dhe të personalitetit, është përpjekur të përmblidhet në këtë material të shpërndarë nga Rama.
