Edi Rama nis procesin gjyqësor kundër gazetarit të “BILD”

TË FUNDIT

Pas publikimit të përgjimeve në gazetën “Bild”, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, avokatit gjerman Matthias Prinz i ka dhënë prokurën për nisjen e procesit gjyqësor me gazetarin Peter Tiede. Rama në Twitter shkruan se këtë e bënë sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije.

“Sapo i kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD! Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije”, shkruan kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në Twitter.