Edi Rama në Abu Dabi takohet me Borellin

TË FUNDIT

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë kohës së vizitës në Abu Dabi realizoi takim me përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme Zhosep Borrell.

Në njoftimin në Fejsbuk, kryeministri i Shqipërisë theksoi se ka biseduar me Borrellin, ndër të tjera edhe për Samitin, që javën e ardhshme do të mbahet në mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe çështjet në rajon si dhe “për konfliktin e hapur nga Bullgaria me Maqedoninë e Veriut, ku është marrë peng edhe Shqipëria”.

“Takimi me Josep Borrell, kryediplomatin e BE- së dhe ndërmjetësuesin e bisedimeve Kosovë-Serbi, me të cilin folëm për Samitin e javës së ardhshme mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor; për panoramën e situatës në rajon, si edhe për konfliktin e hapur nga Bullgaria me Maqedoninë e Veriut, ku është marrë peng edhe Shqipëri”, shkruan Rama.

Kryeministri Rama është në vizitë zyrtare në Abu Dabi, ku, si mysafirë nderi është pjesëmarrës në ceremoninë zyrtare të hapjes së konferencës “World Policy Conference”.