Kryeministri Edi Rama i është bashkuar thirrjeve ndaj diasporës në Maqedoninë e Veriut.
Duke mbajtur letrën me mbishkrimin “census.stat.gov.mk”, ka kujtuar diasporën, se duhet të vetëregjistrohet në këtë ueb faqe, transmeton TV21.

Këtë Rama e ka bërë pas takimit me zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi i cili dje dhe sot po qëndron për vizitë zyrtare në Shqipëri.
Thirrje diasporës shqiptare të Maqedonisë së Veriut i ka bërë thirrje dje edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta./TV21
