Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë mirënjohje për humanistin, Halil Kastrati për ndërtimin e 23 shtëpive në Lezhë të Shqipërisë, të cilat u rrënuan nga tërmeti katastrofal, transmeton TV21.
“FALEMINDERIT
Nderim për Halil Kastratin, me mirënjohje për kontributin e tij të posaçëm në ndërtimin e 23 banesave për familjet e prekura nga tërmeti në qytetin e Lezhës“, shkroi Rama në “Facebook”.
