Edi Rama: Ata që çuan në qorrsokak PD-në, orvaten të çojnë në qorrsokak edhe Shqipërinë

TË FUNDIT

Kryeministri I Shqipërisë ka reaguar në Twitter për bllokimin e rrugës hyrëse në Shkodër. Rama shkruan se grupet e vogla të mbledhura kthesave nga ata që çuan në qorrsokak Partinë Demokratike, orvaten të çojnë në qorrsokak edhe Shqipërinë.

Rrugës për Malësi të Madhe. Sinqerisht i keqardhur për grupet e vogla të njerëzve të mbledhur kthesave nga ata që pasi e çuan në qorrsokak PD, orvaten më kot të çojnë në qorrsokak edhe Shqipërinë! Pak nga pak edhe këta njerëz do e kuptojnë se fajin u’a kanë udhëheqësit e verbër, shkroi Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në Twitter.