Hendbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, Kire Llazarov është selektuesi i ri i Maqedonisë. Lajmi u konfirmua në konferencën e sotme për shtyp online të Federatës së Hendbollit të Maqedonisë, përcjell TV21.
Njeriu i parë i Federatës, Zhivko Mukaetov, e kumtoi informacionin, duke zbuluar se marrëveshja do të zgjasë 5 vjet. Kontrata fillestare është për një vit, kurse Llazarovi do të jetë edhe selektues, edhe lojtar, kurse në momentin kur do të përfundojë karrierën e tij dhe kur do të marrë licencë, me të cilën edhe zyrtarisht do të mund të ulet në bankën e përfaqësueses, do të nënshkruajë kontratë të re 4-vjeçare me Federatën e Hendbollit. Llazarovi deklaroi se kjo për të është nder i madh dhe premton se do të shohim ekip të ri kombëtar i cili do të luajë hendboll modern.
