Udinese e ka mposhtur Milanin, me rezultat 2-1, sot në kuadër të xhiros së 32-të të Serisë A.
“Rossonerët” vazhdojnë me performancën e dobët në këtë sezon të garave, dhe pas kësaj disfate, Milani, kanë bërë edhe një hap prapa në garën që çon në Europa League.
Skuadra e Udineses është tregua ekip më i mirë se milanistët duke shënuar dy herë përmes Pinzi (58’) dhe Emmanuel Agyemang-Badu (75’), kurse golin e vetëm për mysafirët e realizoi Pazzini (88’).
Milan mbetet në pozitën e nëntë më 43 pikë, kurse Udinese renditët e 12-ta më 38 pikë.
