Adnan Azizi nga VLEN në Debat21 tha se nuk do të ketë ndryshime në Qeveri gjatë këtij tremujori, përveç se siç tha, ende nuk ka një vendim nëse Bekim Sali do të zërë vendin e Orhan Murtezanit dhe njëkohësisht të jetë edhe zv/kryeministër. E për Besar Durmishin e Azir Aliun, Azizi tha se nuk kanë arsye që të vihen në pikëpyetje
“Në këtë tre mujor nuk do të ketë ndryshime. Qeveria do të vazhdojë me atë format që ka funksionuar deri tani. Pas Vitit të Ri do të ketë një shqyrtim më të detajuar lidhur me Qeverinë dhe ndoshta do të ketë edhe rifomatim, por ajo mbetet të shihet. Ajo që e thatë për Orhan Murtezanin, ajo mund të bëhet për shkak se ka një marrëveshje parimore se si do të ndahet digasteret brenda Qeverisë. Ka mbetur që ne të shohim për cilin opsion do të jemi. Do të jetë Bekim Sali në vend të digasterit të Orhan Murtezanit dhe zv/kryeministër apo do të ketë një kombinatorikë tjetër. Kjo çështje nuk është e mbyllur, por shumë hspejtë edhe kjo do të marrë epilog. Ndryshime tjera nuk do të ketë dhe nuk ka arsye pse të ketë”, tha Adnan Azizi.
