Edhe Shevchenko me Covid-19

TË FUNDIT

Genoa ka marrë një tjetër lajm të keq. Pas kapitenit Domenico Criscito, me Covid-19 ka dalë edhe trajneri.

Andriy Shevchenko ka bërë tamponin dhe në fund ka dalë pozitiv, çka e ka detyruar të izolohet dhe të mos ketë mundësinë të stërvitë skuadrën e tij.

Pjesa tjetër e ekipit ka dalë negative dhe për momentin Mauro Tassori dhe pjesa tjetër e stafit do të drejtojnë seancat stërvitore.