Edhe Rama e konfirmon: Do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së!

TË FUNDIT

Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama konfirmoi se bashkë me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq do të shkojnë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel.

“Ne do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së. Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e Komuniteti të ri politik evropian që ne mbështesim, për Ballkanin e Hapur, që çon përpara shpirtin e Evropës dhe për rrëmbimin tonë nga Bullgaria që shkatërron atë”, shkruan Rama.