Edhe pse i infektuar me Covid-19 shkoi në restorant!

TË FUNDIT

Policia e Kosovës ka gjobitur me 500 euro qytetarin me inicialet B.H., i cili edhe pse i prekur me koronavirus, nuk ishte vetizoluar sipas Ligjit për luftimin e pandemisë dhe kishte qëndruar në një restorant.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:00, në Vitomiricë të Pejës.

Policia ka apeluar te të gjithë qytetarët që të respektojnë vendimet e Qeverisë dhe IKSHP-së për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.