Edhe politikanët mbjellin sot fidane

TË FUNDIT

Sot bëhen 45 vite që festohet Dita ndërkombëtare e planetit Tokë.  Më 22 prill të vitit 1970 morën pjesë rreth 20 milion amerikanë në demonstratën mjedisore nga më spektakolaret dhe po atë ditë u vendos që të quhet “Dita e Tokës”.

Edhe në Kosovë do të shënohet Dita ndërkombëtare e Tokës, ku personalitete politike dhe shoqata që merren me mbrojtjen e ambientit do të mbjellin  fidane.

Një nga lëvizjet më të zgjuara në strategjinë e Hayes, konsiderohet blerja e një faqeje të “New York Times” në shkurt 1970, ku u njoftua lajmërimi se në 22 Prill 1970 banorët e të gjitha Shteteve të Bashkuara duhet të demonstronin për një mjedis më të pastër./21MEDIA