Tërmet i ri me intensitet prej 4,9 ballë sipas shkallës Rihter në mëngjes në orën 7:50 sërish e goditi pjesën qendrore të Kroacisë.
Qendra sizmike mesdhetare evropiane publikoi se epiqendra ka qenë në afërsi të Petrinjës, gjithashtu edhe dridhja e parë e cila ndodhi herët në mëngjes në orën 06:28.
Banorët e Petrinjës pohojnë se kanë ndjerë dridhje të fuqishme.
Shërbimi sizmik kroat kumtoi se sot në orën 06:28 është regjistruar dridhje me epiqendër prej pesë kilometra në jugperëndim të Petrinjës, me intensitet prej pesë ballë sipas shkallës Rihter.
Tërmeti është ndjerë në Zagreb, Rijekë dhe Sisak, ku një numër i madh i qytetarëve kanë dalë në rrugë për shkak të frikës nga dridhjet e reja. Në të gjithë qytetin janë lëshuar alarmet e automobilave, ndërsa sipas informatave të para, në ndërtesa është shkaktuar dëm i madh.
