Edhe një senator republikan kërkoi nga Trampi që të japë dorëheqje

TË FUNDIT

Pet Tumi është senatori i dytë republikan i cili kërkoi dorëheqjen e presidentit amerikan Donald Tramp, duke pohuar se do të mund të përballet me përgjegjësi penale për shkak të hyrjes së ithtarëve të tij në Kapitoll Hill, njoftoi Zëri i Amerikës.

“Mendoj se është më mirë për vendin tonë që presidenti të japë dorëheqjen dhe të largohet sa më shpejt të jetë e mundur”, theksoi Tumi për En Bi Si, duke vlerësuar se veprimet e Trampit pas zgjedhjeve janë pa precedent.

Ai theksoi se Tramp mund të penalisht të përgjigjet për shkak të trazirave që ndodhën në Kapitol Hill.