Kreu i Bashkësisë fetare Islame, Shaqir fetahu, thotë se është optimist dhe se ka pritur që ky Ramazan do të na gjejë pa pandeminë Covid-19. Shtrëngimi i masave mbrojtëse nuk e ka pritur aq mirë, por duke qenë se shëndeti i njeriut është i shenjtë, pohon se BFI do të respktojë masat e Ministrisë së Shëndetësisë. Duke folur për respektim të masave dhe pamundësinë e grumbullimit në iftare si dhe faljen e teravive, Fetahu rikujton se islami kërkon që profesionalizmi të jetë në rend të parë. Në vijim ndjekim një pjesë nga intervista, ndërsa emisionin e plotë do të mund ta ndiqni në fund të këtij edicioni lajmesh.
“Është e vërtetë se iftari dhe teravitë që bëhen gjatë natën janë dy ambiente shumë të këndshme për besimtarët, por ja që kompetenca e bën të veten dhe islami kërkon që profesionalizmi të jetë në rend të parë dhe ne si do që të jetë do tu qëndrojmë besnik të gjitha masave që do të sillen por ja që unë prap jam optimist që dhashë Zoti zbutet situata, nuk do të ketë viktima, nuk do të ketë numër të madh të infektuarve, vaksinimi i popullatës, insh-Allah, Allahu ve-teala, ndoshta pas afatit të këtyre masave kemi shpresë se qeveria dhe situata do të mundësojnë që diçka do të lehtësiohet në kryerjen e obligimeve fetare nëpër objektet fetare”, tha kryetari i BFI-së, Shaqir Fetahu në emisionin 10 Minuta në TV21.
