Popullsia e Maqedonisë së Veriut edhe më tej do të mbetet e panumëruar.
Edhe pse sot, më 1 prill, në ditën e shakasë sipas Ligjit në fuqi duhej të fillonte numërimi i popullsisë rezidente, sërish në praktikë kjo gjë nuk ndodh.
Dje ishte afati i fundit që Ligji të ndryshohet, dhe sipas propozimit të Qeverisë i njëjti të shtyhet për në shtator.
Por, sërish, në Kuvend grupet parlamentare nuk arritën marrëveshje. Sipas asaj që deklaroi kryeparlamentari Talat Xhaferi, ishte grupi parlamentare i opozitës shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa që nuk pranuan caktimin e seancës.
Në vend ka 20 vjet që nuk është realizuar regjistrimi. Mbetet të shihet se nëse ky vit do të jetë përfundimtar për atë, që të mësojmë se sa popullsi ka Maqedonia e Veriut.
Nga ana tjetër, një gjë dihet, se vazhdon regjistrimi i diasporës.
