Edhe Lupço Nikollovski “arratiset” nga Shkupi i karantinuar

TË FUNDIT

Sekretari Gjeneral i LSDM-së Lupço Nikollovski përmes një fotografie nga Liqeni i Berovës i ka përshëndetur dhe uruar fundjavë të bukur ndjekësve të tij në Instagram. Nikollovski qytet të lindjes ka Kriva Pallankën, për shkak të aktiviteteve politike shumicën e kohës e kalon në Shkup, por këtë fundjavë nuk ka dashur që ta kalojë në kryeqytetin e karantinuar dhe ka përzgjedhur që të “arratiset” në natyrë.