Kroacia ka mbyllur shtatë nga tetë pikat kufitare me Serbinë deri në “njoftimin e radhës”, për shkak të fluksit masiv të refugjatëve, ka bërë të ditur Ministria e Brendshme. Kroacia po ashtu kë vënë ushtrinë në gjendje gatishmërie, për t’u marrë me më shumë se 11 mijë refugjatë që kanë hyrë në këtë vend nga Serbia, qysh më 16 shtator. Refugjatët ia kanë mësyrë Kroacisë pasi Hungaria ka mbyllur kufirin me Serbinë të martën, duke bllokuar kështu njërën nga rrugët kryesore për në Bashkimin Evropian, që sivjet është përdorur nga më shumë se 200 mijë refugjatë, shumica e tyre nga Lindja e Afërt dhe Afganistani./21Media
