Presidenti amerikan Donald Tramp, i cili planifikon miting të madh parazgjedhor në Tulsa, Oklahomë, i ka hedhur poshtë apelet për anulimin e mitingut për shkak të rrezikut të Kovid-19 dhe paralajmëroi ngjarje tre herë më të madhe nga e planifikuara.
“Kemi sallë me 22.000 vende, por mendoj se do ta shfrytëzojmë edhe sallën fqinje të kongresit, në të cilën mund të vendosen 40.000 njerëz”, deklaroi mbrëmë Trampi para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
Mediat në Tulsa vlerësuan se organizimi i mitingut në ambient të mbyllur është rrezik i madh shëndetësor për shkak të pandemisë së koronavrsit./MIA
