Edhe fronti opozitar është front europian, thotë Zejdi

TË FUNDIT

Sipas deputetit Skender Rexhepi – Zejdi, nuk ka deputet shqiptar që nuk do t’i votojë ndryshimet kushtetuese.

Ai në ClickPlus në TV21 tha se jashtë emërtimit të veçantë, fronti opozitar në kampin shqiptar është edhe front europian.

“Edhe fronti opozitar shqiptar është front europian, nga aspekti i konceptit politik. Nëse kemi “Front europian” si emërtim i veçantë, atëherë kemi frontin opozitar i cili poashtu edhe jashtë emërtimit të veçantë është front europian sepse thash, nuk ka deputet shqiptar që nuk do t’i votojë ndryshime kushtetuese”, tha Zejdi.