Edhe dy muaj paraburgim për Oliver Ivanoviqin

TË FUNDIT

Liderit të serbëve të veriut Oliver Ivanoviq i është zgjatur sot paraburgimi edhe për dy muaj tjerë.

Ivanoviq është arrestuar më 27 janar të vitit 2014 me akuzën se më 14 prill 1999 dhe më 3 shkurt të vitit 2000 ka kryer krime lufte kundër banorëve civilë shqiptarë. Në këtë rast akuzohen edhe Dragoljub Delibashiq, Ilija dhe i Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandër Llazoviq. Ndryshe sot ka dëshmuar dëshmitarja e radhës Rrezarta Ajeti e cila në shkurt të vitit 2000 ka mbetur pa njërën këmbë. Gjithashtu në atë ngjarje I është vrarë vëllai I tij Nderim Ajeti dhe janë plagosur shumë civilë tjerë. Gjykimi ndaj Ivanoviqit do të vazhdojë të hënën ku do të dëshmojë Sabile Ajeti.