Edhe dy ditë na ndajnë nga ndeshja historike, Bejtullai: Jemi të motivuar, do ta japim më të mirën!

TË FUNDIT

Kampionati evropian i futbollit fillon sonte, ndërsa përfaqësuesja e Maqedonisë, ndeshjen e saj historike, si debutues në një kampionat të këtillë, do ta luajë të dielën në orën 18 kundër Austrisë. Vetë plasmani në një kampionat të tillë është sukses i madh, por futbollistët janë të motivuar dhe thonë se do të japin maksimumin e tyre që të plasohen në raundin tjetër. Ndeshja e parë luhet të dielën në orën 18 kundër Austrisë, pas kësaj më 17 vijon ndeshja kundër Ukrainës, ndërsa ndeshja e fundit të fazës së grupit do të luhet kundër Holandës, në Amsterdam më 21 qershor.