Edhe BDI 'për' vazhdimin e dialogut – Të tejkalohen dallimet për prokuroren speciale!

TË FUNDIT

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një deklarate theksoi se shpreson që Këshilli i Prokurorëve Publik, në bashkëpunim me Prokuroren Speciale do të tejkalojnë situatën e krijuar dje me mirëkuptim të ndërsjellë dhe do të veprojnë në përputhje me Ligjin për prokuror special të cilin e miratuan partitë më të mëdha në vend me 111 vota për.

Sipas kësaj partie, dialogu politik në kuadër të grupeve të punës midis katër partive më të mëdha politike duhet të vijoj sa më parë në drejtim të përmbylljes së çështjeve të tjera të hapura.