Pas Barcelonës dhe Real Madridi, është Bayern Munich, një tjetër klub i famshëm që është në gjurmët e mbrojtësit shqiptar te Valencias, Shkodran Mustafi.
Reprezentuesi i Gjermanisë, është duke treguar formë të lartë tek skuadra spanjolle, dhe tashmë klubet e mëdha të futbollit evropian janë në ndjekje të Mustafit, transmeton KP.
Sipas mediave gjermane, skuadra e Pep Guardiolas është duke e monitoruar 23 vjeçarin, i cili me Valencian ka kontratë deri në vitin 2019.
Klauzola e lojtarit për largim nga “Mestalla” kap shifrën 40 milionë euro, çmim të cilin klubet si Barcelona, Real Madrid e Bayern Munich mund ta paguajnë.
