Edhe Albin Kurti reagon pas incidentit në uzinën ushtarake në Shqipëri

TË FUNDIT

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka dënuar incidentin në Uzinën ushtarake në Gramsh.

“U dëshirojmë shërim të shpejtë dy ushtarakëve shqiptarë të lënduar nga sulmi me sprej neoparalizues. Ministria jonë e Mbrojtjes, është në kontakt me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë. Urojmë që hetimet që po vijojnë nga autoritetet e Shqipërisë të zbardhin sa më shpejtë rrethanat e ngjarjes”, deklaroi Kurti.

Dy ushtarë shqiptarë janë lënduar si pasojë e një incidenti që ka ndodhur në Uzinën ushtarake në Gramsh, ku tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë./21Media