Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar edhe 7 raste të vdekjes dhe 564 raste të reaja me Covid-19.
Vetëm dje në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.192 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Numri total i rasteve pozitive është 71.908 raste nga 322.530 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.634 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 380 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61.394 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.880. /21Media
