Edhe 3 të vdekur nga Covid-19 në Kosovë

TË FUNDIT

3 të vdekur e 292 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private në Kosovë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.833 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 556 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 57.941 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.470./21Media