“€20 për kafe”! Suspendohen policët që morën ryshfet, ndaj tyre janë ngritur edhe kallëzime penale

TË FUNDIT

Nga 20 euro për person.
Kështu shefi i policisë në pikën kufitare të Bllacës u merr ryshfet qytetarëve, për ta kaluar kufirin më lehtë.

“Deri dje gjithçka ishte në rregull dhe qetë këtu në pikën kufitare në Bllacë mirëpo Ministra e Punëve të Brendshme po punon më intenzivisht pas publikimit të videos për mitos”, raporton gazetarja e TV21, Remzije Bilalli nga pika kufitare në Bllacë.

Menjëherë pas këtij skandali të publikuar nga emisioni STOP, ka reaguar MPB duke i thirrur bisedë dy zyrtarët E.SH. dhe Z.R. Sic njoftojnë nga MPB të dytë janë suspenduar nga puna dhe ndaj tyre janë ngritur kallëzime penale.

“Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale pranë prokurorisë kompetente ndaj zyrtarëve policorë E.Sh. dhe Z.R. do të ngrejë kallëzim penal për veprën penale “marrja e ryshfetit” nga neni 357 i Kodit Penal të RMV dhe do të inicohet procedura për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Deri në përfundim të procedurës disiplinore siç informojnë nga MPB punonjësit e policisë janë larguar nga puna në përputhje me përcaktimet e Marrëveshjes Kolektive të Ministrisë.
Ky incizim është siguruar më herët por janë publikuar tani pas përfundimit të aksionit policorë që kanë ndërmarr strukturat e SPAK-ut në Shqipëri dhe IPK-ja në Kosovë duke arrestuar 26 policë për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ndryshe në Maqedoni të Veriut, sipas Kodit Penal personi zyrtarë që merr ryshfet dënohet me 4 deri në 10 vite burg.