Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Toni Angellovski në studion e hapur të TV21 deklaroi se një grua edhe pse e infektuar me Covid-19, nuk votoi nga izolimi shtëpiak dje, por sot në vendvotim. Kjo është e ndaluar.
“Një grua në Rosoman ka votuar në vendvotim edhe pse kanë qenë e infektuar me covid-19”, tha Angellovski, duke shtuar se po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.
Një tjetër rast që është raportuar në MPB është se një person është parë duke fotografuar fletëvotimin në fshatin Zajaz të komunës së Kërçovës.
