Kuvendi i Kosovës rishpallë konkursin për të tretën herë për Avokat të Popullit. Konkursi do të zgjas deri më 7 maj.
Shqipe Mala e cila në garë e konkursit të kaluar për Avokatin e Popullit, nuk kishte arritur t’i marrë votat e mjaftueshme, thotë se do të provojë sërish.“Ende nuk kam konkurruar, por planifikojë të konkurrojë”, thotë Mala.
Për kryetaren e Komisionit për të drejtat e njeriut, Lirije Kajtazi, kjo nuk është shenjë e mirë. Ajo thotë se do të ishte mirë që të provoheshin kandidatë të rinj, e jo të njëjtit të votohen në Kuvend. Ai thotë se do të bisedojë me shefat e grupeve parlamentare për gjetjen e zgjidhjes në mënyrë që mos të dështojë sërish zgjedhja e Avokatit të Popullit. Kajtazi shton se dështimi i sërishëm, është i pafalshëm për Kuvendin e Kosovës, kur kihet parasysh fakti që po bëhen një vit nga përfundimi i mandatit të Avokatit aktual, Sami Kurteshi.
Deri në zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit, do të bëhet një vit nga koha kur i ka përfunduar mandati Avokatit aktual, Sami Kurteshi. Dy konkurse kanë dështuar pasi që asnjë nga kandidatët nuk ka arritur t’i marrë 61 vota, sa është e nevojshme. / 21MEDIA
