Ndërsa Moska paralajmëroi se po tërheq disa nga trupat e vendosur në kufirin me Ukrainën, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, nuk i kursen sulmet ndaj shteteve perëndimore.
Në një postim në Telegram përcjell BBC, ajo shkroi: “15 shkurt 2022 do të futet në histori si dita kur propaganda perëndimore e luftës u turpërua dhe u shkatërrua pa u qëlluar një plumb i vetëm”, tha ajo.
