“E majta” fillon fushatën zgjedhore, pret të bëhet parti parlamentare

TË FUNDIT

Partia politike “E Majta”, sot e fillon fushatën zgjedhore për Zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2020.

“Në këtë fushatë, të mbajtur në rrethana të jashtëzakonshme dhe të krizës së pandemisë, ndërkaq në interes të shëndetit publik, E Majta do të kahëzohet drejt zhvillimit të fushatës kreative, fillimisht në rrjetet sociale dhe në mediume, përderisa do të evitojë tubime masive. Është planifikuar të hapen edhe disa zyre tona lokale në mbarë Republikën, me respektim konsekuent të protokolleve për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse. Sllogani zyrtar i fushatës është: Shteti për popullin – E Majta në parlament!” thonë nga kjo parti.

Në këto zgjedhje “E majta” mban numrin 4 në fletëvotim. Bartës në Njësinë Zgjedhore 1 është kryetari i partisë Dimitar Apasiev, bartës në NJZ 2 është Rexhep Ismail, bartës në NJZ 3 është Borisllav Kërmov, bartës në NJZ 4 është Branko Ristov, bartës në NJZ 5 është Jovana Mojsoska dhe bartës në NJZ 6 është Senada Ibraimova.

Nga partia po ashtu informojnë se konferencat për shtyp do t’i mbajnë ose para institucioneve shtetërore (në ambient të hapur) ose në Pres-qendrën e partisë në në bul. “Koço Racin” nr.32/1/2 (në ndërtesën e verdhë në udhëkryqin tek Kryqi i Kuq)./TV21