Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti në një emision televiziv është pyetur për vendosjen e shamijave të kuqe në Prishtinë, gjë për të cilën Vetëvendosja u krahasua me regjimin e Kim Jong Un.
Kurti duke qeshur thotë se s’ka të bëjë me ato imagjinata.
“Ato janë fionga të kuqe që i kanë vendos simpatizantët tanë dhe nuk kanë të bëjnë me ato akuza që na i bënë neve. Është dita e Shën Valentinit, e zemrave, e dashurisë. Nuk e di çfarë problem mund të kenë me të. Nuk ka të bëjë asgjë me ato imagjinata, ne kur themi krejt, mendojmë për gjithë qytetarët e Republikës’’, theksoi Albin Kurti.
