Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar video në rrjetet sociale nga prapaskenat e vizitës së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Shqipëri. Rama në video i dorëzon Erdoganit një vepër arti të cilën e ka punuar vet ai.
“E kam bërë vet, me këto duar. Jam artist serioz unë. Megjithatë siç thash në shtëpi duhet të shkoj kjo. E kam parë që që zonja e kupton më mirë artin tim”, thotë mes tjerash Rama.
Ndërsa Erdogan i është përgjigjur se do ta vendos dhuratën në vendin më të mirë në shtëpi.
